Selimi: Nëse do ta votoja Gjykatën nuk kisha pas çka me lypë më në Prekaz

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka mbajtur një fjalim shumë emocional para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka bërë thirrje nga deputetët që assesi të mos e votojnë Gjykatën Speciale, duke theksuar se kjo gjykatë është një padrejtësi e madhe që po i bëhet vendit, transmeton ORAinfo.
“Nëse do të isha njëri nga ata që e votojnë gjykatën, më nuk do të kisha pas çka lypi ma në Prekaz, në Koshare dhe Orllan, sepse nuk kisha pas çka t’i them bashkëluftëtarëve”, ka thënë Selimi.
Ai ka pyetur deputetët se çka do të bënte Adem Jashari sot po të ishte gjallë dhe t’i shihte deputetët duke e votuar një gjykatë që do të degradojë luftën e UKÇ-së. /ORAinfo/