Selimi: Mos të mendojnë se na kanë urtuar

Autori:Gazeta Fjala

Derisa deputetët e pozitës janë duke mbajtur seancën e rregullt, ata të opozitës janë shpërndarë, e disa nga edhe janë arrestuar.

Haxhi Shala dhe Ismajl Kurteshi janë ndaluar nga Policia. Mirëpo opozitarët nuk do të bëjnë asnjë veprim sonte.

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi tha për KosovaPress se Qeveria mos të mendojë se me këto veprime do të na ndalin.

“Mos të mendojnë se na kanë urtu”, tha Selimi për KosovaPress. Sipas tij, Qeveria nuk iu ka lënë zgjidhje tjetër përveç rrugës.

Madje sipas Selimit qeveritarët mos të mendojnë se kanë arrestuar disa deputetë e i ndalojnë ata në qëllimet e tyre.

“Kemi njerëz më shumë se sa ka burgje Kosova dhe Serbia bashkë. Ne jemi bashkë dhe bashkë do të shkojmë deri në fund”, tha Selimi.

Ai qartësoi se nesër opozita do të marr një vendim për hapat e mëtutjeshëm. Sa i përket seancës e cila po mbahet, Selimi tha se “nuk do ta gëzojnë atë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-mos-te-mendojne-se-na-kane-urtuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala