Selimi: Kosovës nuk i duhet një kryeministër frikacak

Autori:Avdyl Pajaziti

Duke marr shkas nga deklarata e kryeministrit të Kosovës, që qasje e Forcave të Sigurisë së Kosovës, e më vonë edhe FAK-ut, në pjesën veriore të vendit do të bëhet në marrëveshje me NATO-n, deputeti i parlamentit të Kosovës Rexhep Selimi, tha se Kosova nuk e meriton të udhëhiqet nga një kryeministër që heq dorë nga sovranitetit i shtetit të tij.

“Deklaratat dhe qëndrimet e Kryeministrit sa i përket mos prezencës se FAK ne Veri, përveç se skandaloze, janë edhe mos përmbushje e misionit kushtetues, që do të thotë janë shkelje kushtetuese në dëm të sovranitetit të Republikës. Paramendoje sikur në një vend normal një kryeministër të hiqte dorë nga ruajtja e sovranitetit çfarë do të duhej të ndodhte! Më e pakta do t’i imponohej dorëheqja e kryeministrit, kurse krejt normale do të ishte protesta deri në nxjerrjen nga zyra e një kryeministri frikacak. Kosovës nuk i duhet një kryeministër qyqan i cili dorëzohet kërcënimeve verbale të politikes serbe. Kosova nuk e meriton një kryeministër frikacak siç është Isa Mustafa” tha Selimi për “Bota sot”.

Deklarata se gjithçka rreth Forcave të Armatosura të Kosovës do të bëhen në koordinim me NATO-n, nuk ka dhënë vetëm kryeministri aktual, Isa Mustafa. Madje paraardhësi i tij, tani zëvendës kryeministër e ministër i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, pati premtuar se shndërrimi i Forcës së sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, do të bëhen brenda disa muajsh, gjatë viti 2014, dhe gjithashtu ky proces do të ndodhte sipas tij në koordinim me NATO-n.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-kosoves-nuk-i-duhet-nje-kryeminister-frikacak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala