Selimi: Kemi dhënë garancion për kishat serbe

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyrtarët e Kosovës i kanë dhënë garancion me shkrim UNESCO-s, se në asnjë mënyrë nuk do të ndryshojë emri i pronës së Kishës Ortodokse Serbe, e cila është një kategori kushtetuese në Kushtetutën e Kosovës.

Emërimi i monumenteve në listën e UNESCO-s, ndryshohet vetëm në konsultim me zyrtarët e Kishës Ortodokse serbe.

Këto garanci janë të shkruara dhe shumë vende i kanë mirëpritur. Ne nuk kemi asnjë problem me kishat dhe xhamitë, si një vend laik dhe progresist, ka thënë Petrit Selimi, zëvendësministër i jashtëm i Kosovës, në prag të sesionit të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s në Paris, shkruan Danas, përcjellë Klan Kosova.

Në ndërkohë, e përditshmja serbe “anas” raporton duke iu referuar burimeve jo zyrtare në qarqet e larta kishtare se Kisha Ortodokse Serbe insiston se garancitë ndërkombëtare janë pjesë e marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-kemi-dhene-garancion-per-kishat-serbe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala