Selimi: Kadri Veselin pak me “gërrith” del ai i vërteti

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se seanca e mbrëmshme e improvizuar në një sallë të Kuvendit të Kosovës është ilegale dhe ligjet e miratuar në atë seancë nuk do të mund të marrin formën legale.

Selimi për ORAinfo ka thënë se u ishte thënë se në atë sallë po mbahej takimi i vetëm grupeve parlamentare.

“Ne e kuptuam se në atë sallë ishin mbledhur shefat e grupeve parlamentare dhe ne u dërguam në atë mbledhje përfaqësuesen tonë, por policia nuk e kishte lejuar të hyjë me arsyetimin se aty po mbahej mbledhje e grupeve parlamentare. Ndërkaq, kjo mbledhje e grupeve parlamentare u shndërrua në seancë Kuvendi, e cila nuk mund të marrë formën legjitime”, ka thënë Selimi.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe fjalorin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili në një moment, deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhi iu drejtua “ma hanksh”.

“Kadriun pak me gërrith del ai i vërteti dhe dje ishte ai i vërteti, nga aktrimi që kishte në seancat e mëparshme”, ka thënë Selimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-kadri-veselin-pak-me-gerrith-del-ai-i-verteti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala