Selimi i vendosur: Nuk do të ndalemi, pa u ndal “Zajednica”

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi, në emisionin “Info- Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se edhe nesër (kur pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës) do të vazhdojë protesta e opozitës kundër “Zajednicës”, duke lënë të kuptohet se do të veprojnë njëjtë sikurse në seancat e kaluara.

Sipas tij, kushdo që pret nga LVV-ja dhe opozita që të tërhiqet nga veprimet përmes të cilave ndalohet ‘Zajednica’ e ka gabim, duke shtuar “se ata si spektër opozitar e kanë përnime”.

“Edhe në seancat paraprake është vendosur që të vazhdojë seanca, por ne kemi qenë dhe jemi të vendosur që të mos e lejojmë një gjë të tillë, pa tërheqjen e nënshkrimeve për Zajednicën. Ne e kemi nda mendjen që ta vazhdojmë protestën deri në zhbërjen e Zajednicës”, ka thënë Selimi.

Ai ka folur edhe për vendimin e Kryesisë së Kuvendit, në të cilin parashihet që në seancën e së enjtes secili deputet të kontrollohet fizikisht, para së të hyjë në sallën e Kuvendit, duke theksuar “se kjo nuk është hera e parë që po ndërmerren veprime policore ndaj deputetëve”.

“Ky vendim i Kryesisë së Kuvendit është vendim i padrejtë dhe i paligjshëm. Në do të vazhdojmë. Cilido vendim dhe akt policor kundër nesh do të jetë i sfiduar nga qëndrueshmëria jonë”, ka shtuar Selimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-i-vendosur-nuk-do-te-ndalemi-pa-u-ndal-zajednica/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala