Selimi i reagon Daçiqit: Kërkesa e Kosovës për UNESCO do të shqyrtohet në tetor

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës Petrit Selimi, ka hedhur poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilave, Organizata e Kombeve të Bashkuar, ka refuzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
Selimi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e tilla janë plotësisht të pasakta.

Sipas tij, pritjet janë që në muajin tetor komiteti ekzekutiv i UNESCO-s të jap rekomandimin pozitiv për anëtarësimi e Kosovës në UNESCO.

Selimi ka theksuar se këtë gjë e dinë mirë Serbia dhe po mundohet të bëjë propaganda dhe ta mjegullojë situatën.

“Kosovës nuk ju ka refuzuar kërkesa nga OKB-ja, sepse Kosova nuk ka bërë kërkesa në OKB. OKB-ja ka refuzuar të jetë ndërmjetësuese në komunikim midis Parisit dhe Prishtinës gjë që tash ka hapur dyer të reja për komunikim direkt midis Kosovës dhe UNESCO-s. Nuk ka asnjë fije dyshimi se kërkesa e Kosovës do të shqyrtohet në komitetin ekzekutiv në tetor”, ka thënë Selimi.

Reagimi i zyrtarit të Qeverisë së Kosovës ka pasuar deklaratat e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për mediat serbe se Kombet e Bashkuara tashmë kanë refuzuar aplikimin e Kosovës për t’iu bashkuar UNESCO-s.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-i-reagon-daciqit-kerkesa-e-kosoves-per-unesco-do-te-shqyrtohet-ne-tetor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala