Selimi flet për “luftën” që po bëhet mes Kosovës e Serbisë për UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës deklaroi se Qeveria e Kosovës po përballet me orvatjet e Serbisë për të shtyrë votimin për pranimin e Kosovës në UNESCO.

“Serbia po përdor të gjitha mjetet procedurale për shtyrje apo anulim të kërkesës sonë”, tha Selimi.

Zëvendësministri tha se Ivica Daçiq ka kërkuar sot që të shtyhet votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Fushata jonë nuk do të shpërqendrohet, do ta luftojmë votën eventuale për shtyrje”, deklaroi Selimi, për KALLXO.com.

Krahas këtyre orvatjeve të shtetit serb, së fundmi Patriarku ortodoks serb Irinej tha se mund të përdoret forcë nëse Kosova i bashkohet UNESCO-s, një deklaratë që shkaktoi kritika të shumta edhe në Serbi.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-flet-per-luften-qe-po-behet-mes-kosoves-e-serbise-per-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala