Selimi e quan të pajustifikueshëm veprimin e policisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, në një prononcim për KTV-në, nuk e ka quajtur provokim pjesëmarrjen e Albin Kurtit, i cili ka qenë në kërkim nga Policia, në manifestimin e sotëm të opozitës në shesh.

“Kurti është qytetar i Kosovës. Manifestimi ka qenë për të gjithë, por nuk ka asnjë lloj provokimi që do të arsyetonte veprimin e policisë për hyrje me dhunë në zyrat e Vetëvendosjes”, ka thënë Selimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-e-quan-te-pajustifikueshem-veprimin-e-policise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala