Selimi: Do t’i marrim 2/3 e votave për në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka deklaruar se Kosova është duke e zhvilluar një betejë të vështirë për anëtarësimin në UNESCO.

Ai ka treguar për ‘Epokën e re’ se kanë qenë të vetëdijshëm se disa shtete do ta kundërshtojnë Kosovën në këtë rrugë, por ka shtuar se për këtë arsye po i pajisin aleatët me kundërargumente.

Megjithatë, Selimi ka thënë se Kosova ka shpresa të fuqishme se do të arrijë t’i marrë 2/3 e votave që janë të nevojshme për anëtarësim në UNESCO.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-do-ti-marrim-23-e-votave-per-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala