Selimi: Ambasada jonë nuk ka konfirmim zyrtar për plagosjen e dy kosovarëve në Paris

Autori:Avdyl Pajaziti

Në një bisedë për ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, zv/ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka deklaruar se në asnjë rrugë zyrtare nuk ka informacione për plagosjen e dy shqiptarëve të Kosovës në sulmet e mbrëmshme terroriste në Paris.

“Ne jemi në kontakt permanent me ambasadën dhe atasheun tonë policor atje. As kanalet tona dhe as policia franceze, nuk ka marrë informacion të konfirmuar se në mesin e të plagosurve janë edhe dy shtetas shqiptar të Kosovës”, deklaroi Selimi për Radio Dukagjinin.

Më tej Selimi ka ritheksuar mbështetjen e Kosovës dhe solidarizimin me shtetin dhe popullin francez në këto orë të rënda.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-ambasada-jone-nuk-ka-konfirmim-zyrtar-per-plagosjen-e-dy-kosovareve-ne-paris/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala