Selimi: Albin Kurti do gjak

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, në emisionin Info Magazine, duke komentuar sulmin ndaj tij nga aktivistë të Lëvzijes Vetëvendosje, ka thënë se kjo lëvizje nuk do asgjë tjetër veç revolucionit.

“Këta nuk dëshirojnë debat, por dëshirojnë rrëzim të sistemit”, tha Selimi, njofton Klan Kosova.

“Këta nuk dëshirojnë debat, por dëshirojnë ose tërheqje të marrëveshjeve ose do të bëjmë gjithçka çka të mundemi, ky është kërcënim i hapur”.

“Albin Kurti do gjak”, tha Selimi.

Duke kundërshtuar pretendimet e Vetëvendosjes, Selmi ka treguar për aktivitetin e tij diplomatik.

“Unë Kosovën e mbroj në Londër, Paris e New York”.

“Si është e mundur që rreth 50 ambasadorë më japin lëvdata e këta më sulmojnë. Këta nuk e dinë që në diplomaci mund të ofendosh, shkruash letra, por edhe të bësh foto”.

“Nuk kanë vdekur njerëzit pa gjë me Serbinë, por që të krijohen institucionet e shtetit që këta i përdhosin. Politika tokësore është që BE-ja po kërkon prej neve me dialogu me kriju zgjidhje paqësore jo luftë më”, tha ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-albin-kurti-do-gjak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala