Selim Selimi nga Juniku: Janë 100 arsye për të votuar Ramushin president

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Selim Selimi ka vizituar sot komunën e Junikut duke u shprehur se ekzistojnë 100 arsye për të votuar Ramush Haradinajn, president.
Përmes një shkrimi në Twitter, Selimi ka pozuar së bashku me disa të rinj para shtatores së Edmond Hoxhës.
“Me të rinjtë e Junikut, para shtatores së Heroit të Kombit, Edmond Hoxha, i cili mbetet inspirim në rrugëtimin tonë për shtetndërtim. Forca e Kosovës janë të rinjtë dhe vullneti i tyre për fitore!”, ka shkruar ai.
“Sot janë 100 arsye për të votuar Ramushin President!”, u shpreh