Selia e Gjykatës Speciale në Prishtinë, zyra kryesore e prokurorit në Hagë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të krijuar Gjykatën Speciale për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë, do të hyjnë në fuqi menjëherë, derisa ligjet për gjykata, mbrojtja e veçantë ligjore dhe ndihma financiare për të pandehurit e mundshëm, do të fillojë të aplikohen gjashtë muaj pas publikimit në gazetën zyrtare të Kuvendit të Kosovës, është thënë dje në Qeverinë e Kosovës për “Danas”.

Burimet e gazetës shpjegojnë se tani do të duhej të pasonte shkëmbimi i notave mes Prishtinës dhe Brukselit, sigurisht përmes EULEX-it, në mënyrë që të precizohen detajet e gjykatës së ardhshme, përfshirë edhe selinë e zyrës qendrore të saj, transmeton lajmi.net.

Në burimet diplomatike në Bruksel, flitet se selia e gjykatës do të jetë në Prishtinë, derisa zyra kryesore në të cilin do të duhej të intervistohen dëshmitarët e mbrojtur ku dhe ndoshta do të mbahet edhe gjykimi i parë, sipas gjitha gjasave do të jetë në Hagë.

Jo zyrtarisht paralajmërohet ndryshimi i mandatit të EULEX-it, dhe ndoshta edhe emri i Misionit të BE-së në Prishtinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selia-e-gjykates-speciale-ne-prishtine-zyra-kryesore-e-prokurorit-ne-hage/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala