Selfie i të ardhmes është 3D

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse po prisni që trendi i selfie-t të zbehet, e keni gabim. Teksa selfie vazhon të dominojë platformat e rrjeteve sociale, një aplikacion i ri sjell selfie në botën tre dimensionale.

Kompania zvicerane, Dacuda, sapo ka publikuar aplikacionin që përdor teknologjinë e sofisitikuar të skanimit 3D në duart e gjithësecilit që ka një smartphone.

Kështu, përveçse të keni një foto në profilin tuaj, do të keni një statujë. Një version Beta i aplikacionit të ri, i quajtur 3DSelfie, do të jetë i vlefshëm më vonë. Ndërkohë Dacuda siguron një parashikim të TEDxCambridge 2015 këtë muaj./Top Channel

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selfie-i-te-ardhmes-eshte-3d/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala