‘Selami’ i Haki Rugovës për opozitën

Autori:Gazeta Fjala

I dyti i LDK-së, Haki Rugova i ka dërguar “selam” opozitës se duhet të presin edhe tri vite të tjera që vendi të shkojë në zgjedhje të rregullta nacionale. Ai tha se nuk do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se kjo qeveri do ta përfundojë mandatin.

Rugova i LDK-së, në një deklarim dhënë “Zërit” ka thënë se pakica nuk mund t’i dirigjojë proceset dhe bllokojë punën e Kuvendit.

“Një pakicë e Parlamentit nuk mund t’i bllokojë proceset parlamentare. Kjo nënkupton përmbysje të shtetit, apo revolucion. Nëse dikush mendon të bëjë revolucione dhe përmbysje të shtetit kjo logjikë nuk funksionon dhe është e tejkaluar”, ka thënë ai.

Nënkryetari i LDK-së, tha se vendi nuk ka asnjë arsyeje që të shkojë në zgjedhje të reja.

“Ne para një viti i kishim zgjedhjet dhe populli e ka dhënë verdiktin e tij, ku secilit subjekt politik ia ka caktuar vendin. Prandaj, zgjedhjet e rregullta vijnë shpejtë, por opozita duhet të presin edhe tri vjet tjera. Pastaj le t’i garojnë dhe nëse munden le t’i fitojnë zgjedhjet për ta marrë pushtetin”, ka thënë Haki Rugova për “Zëri”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selami-i-haki-rugoves-per-opoziten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala