“Selamet” e Ismet Beqirit për ata që po tentojnë ta shkatërrojnë LDK-në!

Procesi i brendshëm zgjedhor ende nuk ka përfunduar – ende nuk ka listë përfundimtare të anëtarëve të Kryesisë së re – i dimë me emra e mbiemra ata që edhe për të gjallë të presidentit Rugova tentuan ta shkatërrojnë LDK-së e sot shesin moral thotë Ismet Beqiri për Botapress.
Ai gjithashtu vlerëson se Agim Veliu, Haki Rugova e Lutfi Haziri mund jenë nënkryetarë të Kryesisë – Vjosa Osmani dhe Arben Gashi kanë bërë emër me logo dhe identitet të LDK-së!
“I dimë kush janë ata që kanë mbetur rrugëve duke trokitur partive tjera nëpër dyer, duke kandiduar te partitë tjera e pastaj duke bërë përpjekje të kthehen në LDK me bajrak në dorë duke tentuar t’i prijnë valles, në këtë rast për të keq – LDK nuk është “Hani i Dilit” me hy e me dal kur të teket e kur të mbetesh rrugëve”.