Selakoviq: Mund ta pengojmë Kosovën në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë ka thënë se nuk do të heqin dorë nga tentimet për ta penguar Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në UNESCO.

Nikola Selakoviq, duke iu referuar Konferencës Gjenerale të UNESCO-s që do të jap vendimin final për pranimin e mundshëm të Kosovës , ka thënë se kjo është një nga betejat më të mëdha mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe një nga më të ndjeshmet. Kjo sepse prekë në thelb “kujtimet historike të popullit serb”.

“Rezultati i votimit në Këshillin Ekzekutiv nuk ishte i atillë çfarë e kemi pritur. Por kur shikon detajet e rëndëisshme, e kupton se as Kosovës nuk i kanë shkuar gjërat siç e ka planifikuar. Pozicioni i Serbisë është ende i fortë, por paska i ndryshëm”.

Ai po ashtu ka theksuar se pranimi eventual i Kosovës në UNESCO do të ishte i jashtëligjshëm dhe i gabuar, por edhe që Serbia do të luftojë që t’i mbrojë interesat e veta dhe betejën për të vërtetën në, siç e quajti ai, Kosovë dhe Metohi.

“Ne jemi të motivuar pasi mundësitë na e lejojnë këtë gjë – që të mos heqim dorë, por të luftojmë. Serbia nuk ka të drejtë votimi, por kjo s’do të thotë tërheqje”.

Ndërsa sa i përket negociatave për Kapitullin e 35-të, Selakoviq ka thënë se ai është i bindur që Kryeministri Aleksanar Vuçiq ka bërë atë që duhet për t’i bindur të tjerët që Serbia i ka përmbushur detyrimet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selakoviq-mund-ta-pengojme-kosoven-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala