Sekuestrohen Armë në Mushtisht të Suharekës

Autori:Avdyl Pajaziti

Me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe pa armë, Policia e Kosovës njoftoi se është hartuar një plan veprimi i cili është vënë në zbatim sot rreth orës 06:30 minuta nga Hetimet Rajonale të Prizrenit, të mbështetur edhe me njësite tjera policore.

Operacion i policisë ka pasur për qëllim sekuestrimin e armëve ilegale.

“Janë bastisur katër shtëpi banimi në fshatin Mushtisht dhe dy të tjera në fshatin Dellovc. Në një shtëpi është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me 29 fishekë dhe në një shtëpi tjetër një pistoletë TT M-57 me gjashtë fishekë dhe një karikator i zbrazët i kallashnikovit” tha zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Ai po ashtu njoftoi se katër persona janë sjellë në polici për t’u intervistuar, ndërsa tre të tjerëve u është lënë thirrja për ditën e nesërme.

Operacioni ka qenë i koordinuar me prokurorin e shtetit dhe Gjykatën Themelore në Prizren.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sekuestrohen-arme-ne-mushtisht-te-suharekes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala