Sekuestrohen 450 kg drogë në Itali, pranga shqiptarit

Autori:Avdyl Pajaziti

Një tjetër sasi droge me posedues shqiptarë është bllokuar nga policia italiane, në portin e Brindizit. Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka përfunduar shtetasi shqiptar, Perlat Çarçani, 47 vjeç, nga Vlora.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se droga është gjetur mbrëmë gjatë një kontrolli në furgonin e 47-vjeçarit.

Karabinierët sekuestruan 450 kilogramë drogë marijuanë, e cila ishte futur në një zonë të fshehtë të furgonit, madje ajo ishte spërkatur me benzinë me qëllim që të mos nuhatej nga qentë.

Policia italiane ka bërë të ditur se, lënda narkotike ishte e ndarë në 300 pako dhe llogaritet me një vlerë  më shumë se 5 milionë euro. Policia shton se Çarçani është dërguar në burgun e Brindizit, ndërsa sasia e drogës, furgoni dhe telefoni i tij janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale./shekullionline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sekuestrohen-450-kg-droge-ne-itali-pranga-shqiptarit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala