Sektori i ndërtimtarisë në krizë

Ndërtimtaria paraqet njërin ndër sektorët më të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë, mirëpo përkundër kësaj rëndësie ky sektor mbetet në krizë. Kështu u tha në debatin e organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare me temën” Sfidat e sektorit të Ndërtimit në Kosovës”.
Kryetari Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Samir Krasniqi deklaroi se me krizën globale të vitit 2008, u vërtetua se sa është i rëndësishëm ky sektor për ekonomin globale. Mirëpo, sipas tij rëndësia e këtij sektori është po aq e madhe edhe në vendin tonë, prandaj edhe interesimi për t’u
merr me këtë fushë mbetet i madh në vendin tonë.
Krasniqi tha se meqë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë është koncentrimi më i madh i ndërtimit, janë shënuar hapa pozitiv në vënien e një rregulli dhe ligji nga qeverisja aktuale.
Kurse, drejtori i Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu theksoi se çdo lloj ngritje e zërit, duke përfshirë këtu debatet e tilla, diskutimet me pjesëmarrës të ndryshëm që kanë interes në këtë fushë, duk e mos përjashtuar edhe protestat, janë të nevojshme për një ndryshim pozitiv në Komunën e Prishtinës.
Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin edhe arkitektë e përfaqësues të shoqatave të ndërtimtarëve.