Iphone ju ka spiunuar pa dijeninë tuaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndoshta nuk është sekret që shërbimet e hartave në celularët tuaj janë në gjendje që të identifikojnë se ku jeni duke shkuar dhe të ‘mbajnë shënime’ se sa shpesh keni shkuar atje. Por, ndoshta nuk e keni ditur se Apple ka një veçori sekrete në celularët iPhone e cila ua incizon çdo hap që bëni.

Kjo veçori ka ekzistuar që nga lançimi i iOS 7, i hedhur në treg më 2013 dhe që ishte instaluar në 89% e pajisjeve deri më 2014, sipas Tim Cook. Harta, e quajtur ‘Frequent Locations’, duket se në mënyrë automatike është e aktivizuar për shumicën e përdoruesve të iPhone dhe që nga atëherë ata nuk e kanë ditur se ajo po i ‘spiunon’, shkruan lajmi.net.

Në mënyrë që ta shihni këtë, duhet të shkoni në menynë Settings, më pas në Privacy. Prej atje shkoni në Location Services dhe më pas gjejeni System Services dhe rrëshqisni poshtë për ta gjetur ‘Frequent Locations’. Aty, ju do të keni qasje në të dhënat që kjo veçori i ka grumbulluar, të dhëna këto që tregojnë se ku keni qenë dhe sa herë keni qenë atje. Kështu, nga aty ju edhe mund ta ndalni këtë veçori.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sekreti-i-iphone-quhet-frequent-locations-dhe-ju-ka-spiunuar-pa-dijenine-tuaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala