Sekretet që nuk do t’jua thotë askush për moshën 30-vjeçare

Autori:Avdyl Pajaziti

Kur mbush 30 vjeç çdo gjë është diçka fantastike. Më në fund e di kush je, fillon të bësh hapa realë në karrierë dhe e di se çfarë kërkon nga vetja dhe të tjerët në jetë. Po aq sa është një periudhë e bukur, ka një efekt ‘anësor’ si zbulimi i vetes, i cili në disa raste mund të jetë tepër tronditës. Që nga ndryshimet e lëkurës te flokët dhe dhëmbët, mosha 30-vjeçare do t’ju mësojë shumë për trupin tuaj.

Rrudhat

Përgatituni të mësoni se çfarë kanë nënkuptuar kur kanë thënë se me kalimin e kohës, trupi ynë prodhon më pak kolagjen e për pasojë hyjnë në skenë rrudhat. “Njerëzit mund të fillojnë të shohin rrudha që nuk i kishin kur buzëqeshnin”, thotë Ami Uechsler, një dermatologe nga qyteti i Nju Jorkut. Kur ata nuk buzëqeshin më, vijat janë ende aty dhe nuk zhduken si më parë. Gjëja më e mirë që mund të bëni në këtë fazë, është parandalimi. Mbrohuni nga dielli dhe mos pini duhan për të arritur rezultate të mira.

Flokët

Në të 30-at fillon ndryshimi i ngjyrës së flokëve. Në këtë moshë nivelet e hormoneve luhaten. Kjo është një fazë shumë e hershme përpara menopauzës. Shumica e ndryshimeve janë gjenetike, ndaj flokët tuaj nuk do t’i shpëtojnë ‘stuhisë’. Sa më i madh të jetë niveli i stresit, aq më shpejt do t’ju thinjen flokët.

Vetullat

Nëse njëherë e një kohë e kishit të lehtë të kishit vetulla të plota, pas të tridhjetave mund të vini re se gjërat nuk janë si më parë. Kujdesi i vazhdueshëm për vetullat do t’ju bëjë që ato të dalin gjithnjë e më pak dhe format e hershme do të zëvendësohen nga vetullat e holla. Nuk është e pazakontë që e njëjta gjë të ndodhë me qerpikët. Sa më pak dhe më të holla të jenë, kjo do të thotë se mund të keni sëmundje si për shembull tiroidet.

Buzëqeshja

Pas një dekade të vakteve jo të mira për dhëmbët, si vera e kuqe dhe kafeja, buzëqeshja juaj nuk do të jetë aq e ndritur sa dikur. Ju e dini më mirë se nga të bardha, dhëmbët kthehen në… të verdha. Dentistët rekomandojnë zbardhje të herëpashershme të dhëmbëve për një buzëqeshje të shëndetshme.

Duart

Duart mund të duken më të mëdha në moshë se ju dhe kjo është e vërtetë sepse duart, nëse nuk kujdeseni për to, do t’ju tradhtojnë duke treguar moshën tuaj të vërtetë. Fatmirësisht, gjatë dekadës së tretë të jetës problemet me duart nuk janë të mëdha, por parandalimi është elementi kyç. Vini vazhdimisht krem duarsh.

Venat bëhen të dukshme

Sapo kalojnë të njëzetat, në këmbë do të fillojnë t’ju shfaqen venat ‘merimangë’ të cilat nuk do t’i kuptoni se nga e kanë prejardhjen. Mos u shqetësoni, të tilla vena të dukshme i ndodhin kujtdo në një fazë të jetës. Shkaku i tyre mund të jetë natyral, shtatzënia ose marrja e kontraceptivëve. Nëse e shihni si të papëlqyeshme, përdorni një trajtim të lyerjes me krem për të minimizuar shfaqjen e tyre. Një tjetër trajtim është injektimi në vena i molekulave që i dëmtojnë, por kjo është e dhimbshme.

Rënia e flokëve

Me kalimin e kohës, flokët fillojnë të hollohen, por kjo nuk është shenjë e stresit. Të gjithë humbin flokë çdo ditë dhe sasia varet më së shumti nga gjenet. Disa njerëz mund të humbin rreth 40 fije floku, ndërsa të tjerë dyfishin e kësaj. Mosha 30-vjeçare është një ‘ditë gjykimi’ për kequshqimin apo mungesën e proteinave dhe hekurit.

Dhëmbët e çrregullt

Dhëmbët tuaj mund të fillojnë të ciflosen për shkak të stresit. Sa më të ngarkuar të jeni mendërisht, aq më të parregullt do të jenë dhëmbët tuaj. Shtrëngimi i nofullave dhe i dhëmbëve pavetëdije gjatë natës, mund të jetë shkaku kryesor i dëmtimit të dhëmbëve në moshën 30-vjeçare. Përdorni mbrojtëse për dhëmbët gjatë natës ose sigurohuni që të çliroheni nga stresi i tepërt.

Aknet vazhdojnë të shfaqen

Femrat në moshën 30-vjeçare mund të mendojnë se i kanë dhënë fund njëherë e mirë akneve, por kjo nuk është e vërtetë. Te 54 për qind e atyre që janë 35 vjeç fillojnë të shfaqen akne që janë më të përkeqësuara se në adoleshencë. “Nëse aknet janë në mjekër, nofull apo qafë, atëherë është diçka hormonale”, shpjegon dermatologia. Trajtimet e jashtme nuk bëjnë punë në këtë rast, kontraceptivët nga goja janë mundësia më e mirë.

Nishanet

Pikat e kuqe të vogla që fillojnë t’ju shfaqen në trup do të bëhen një lojë ‘argëtuese’ e lidhjes së tyre për të krijuar figura imagjinare. Ato krijohen prej kapilarëve, janë në shumicën e rasteve të padëmshme dhe shtohen me moshën, por te femrat shfaqen më shumë te të 30-at dhe gjatë shtatzënisë./Shqip

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sekretet-qe-nuk-do-tjua-thote-askush-per-moshen-30-vjecare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala