Sekretet që hotelet ua fshehin të gjithëve

Autori:Avdyl Pajaziti

 

A e keni menduar ndonjëherë se hotelet kanë sekrete që nuk mund t’ua thonë askujt për asnjë arsye? Nëse këtë ia keni bërë pyetje vetes, do të thotë se jeni mjaftueshëm të zgjuar, sepse realisht ka më shumë se një sekret që pjesa më e madhe e hoteleve kërkojnë të fshehin nga kthetrat e personave të zakonshëm, për të ruajtur dhe mbrojtur imazhin e tyre. Pra, me pak fjalë, janë të ndryshme situatat e pahijshme që mund të krijohen brenda një hoteli, por shumë pak e dinë të dalësh është më e lehtë nga se duket. Nëse do të ndiqni me kujdes klasifikimin e mëposhtëm, jemi të sigurt se çdokush prej jush do t’ia dalë të ketë një akomodim më të mirë në krahasim me atë që është e thënë të jetë, pa shtuar as një qindarkë!

Nëse doni që shtretërit tuaj të jenë totalisht të pastër, ju duhet ta kërkoni këtë gjë

Le të fillojmë menjëherë nga çështja e pastërtisë. Nëse dëshironi që shtretërit tuaj të jenë plotësisht të pastër, nga fillimi deri në fund, mos i besoni hamendësimit se punonjësit e hotelit do ta kenë bërë këtë gjë. Në fakt, pjesa më e madhe e hoteleve ndryshon vetëm çarçafët dhe jo mbulesat apo këllëfët e dyshekëve. Sipas statistikave mbulesat duhen larë të paktën një herë në javë, ndërsa këllëfët duhet të “takohen” me ujin dhe detergjentin minimalisht një herë në muaj! Ndaj nëse shtratin e hotelit ku do të qëndroni e doni totalisht të pastër, duhet të interesoheni pa ju dridhur qerpiku dhe padyshim ata nuk do të mund të bëjnë asgjë tjetër veçse do të kënaqin kërkesën tuaj.

Personit që merret me parkimin nuk do t’i interesojë se çfarë do të ndodhë me makinën tuaj

Një e vërtetë e trishtë! Mbase ju ka ndodhur disa herë që t’ia lini makinën personit që merret me parkimin e saj, por ajo që nuk dini ka të bëjë me faktin se a nuk bën gjë tjetër veç kësaj. Pjesa më e madhe e hoteleve nuk janë përgjegjëse për atë çka mund t’i ndodhë makinës suaj. Pra, kjo përbën rrezik dhe ju jeni përgjegjësit e vetëm!

Nëse prekni telekomandën, do të jetë përgjegjësia juaj për gjithçka mund t’ju ndodhë

A keni dëgjuar të flitet ndonjëherë për virusin rhinovirus?

Bëhet fjalë për një virus që përhapet nëpërmjet rrugëve ajrore, ndërsa ai shkakton ftohjen e zakonshme: telekomandat pastrohen shumë rrallë nga personeli i një hoteli. Ndaj, tani që e mësuat, kur të prekni telekomandën, përdorni të paktën diçka për ta kapur në dorë, kështu do të shmangni çdolloj pasoje!

Mos kini frikë nga pishina, por nga karriget me kuvertë, çadrat dhe tavolinat e ndryshme

Edhe në këtë rast, bëhet fjalë për mikrobe dhe baktere të ndryshme që mund të gjenden në të gjitha gjërat që gjenden pranë pishinës, apo siç mund ta imagjinoni, te çadrat, karriget, tavolinat e ndryshme etj. Ndryshe nga pishina, që gjithsesi mbetet e pastër nga klori, këto objekte nuk pastrohen në mënyrën e duhur duke paraqitur kështu një rrezik të vërtetë për shëndetin e akomoduesve.

Dëshironi një tarifë më ekonomike? Telefonojini drejtpërdrejt hotelit dhe kërkoni informacione!

Pjesa më e madhe e jona e prenotojnë hotelin në mënyrë online. Por në të vërtetë mënyra më e mirë është ajo nëpërmjet telefonit ose drejtpërdrejt. Vetëm kështu ju mund të bëni marrëveshje për ndonjë ulje çmimi. Kijeni parasysh.

Disa hotele i pastrojnë gotat me detergjent xhamash, pasi i kanë larë: kjo i bënë ato më të shkëlqyeshme, por të rrezikshme për shëndetin

Kjo është një gjë tjetër që shumë prej jush nuk e dinë, madje as që e kanë imagjinuar. Disa hotele përdorin detergjente xhamash për të ndriçuar gotat, pasi i kanë larë. Rreziku i shëndetit mund të imagjinohet lehtë apo jo!

Ka gjithmonë një dhomë më të bukur sesa tjetra

Përveç suitave, mbase nuk e keni menduar asnjëherë mundësinë e ekzistencës së një dhome më të mirë e më të bukur nga ajo që keni prenotuar, që kanë çmim të njëjtë! Kjo në fakt është shumë e vërtetë. Çdo hotel ka “As-ët” e tij nën mëngë dhe ajo që duhet të bëjë çdokush prej jush është shfrytëzimi i shkathtësisë! Mjafton që këtë gjë t’ua kërkoni personave të shërbimit. Nuk ka gjë më të lehtë sesa kaq!

Mos e paguani asnjëherë barin dhe taksën e anulimit të rezervimit

Është shumë e qartë! Këtë duhet ta vini vath në vesh! Çmimi i barit justifikohet me çmimin e dhomës që keni prenotuar. Rregulli është kështu, vetëm se ju tregohuni të qartë në hotelin ku do të shkoni, në mënyrë që të mos u marrin për naiv. Nuk duhet të shqetësoheni për asgjë: ajo që duhet të bëni, pasi keni marrë qetësisht diçka nga frigoriferi në dhomë, thjesht duhet ta harroni se e keni bërë. Ndërkohë, pagesë nuk duhet të bëni as për anulimin e një dite qëndrimi. Në fakt, në politikën e hoteleve për këtë çështje ka një “krisje”! Ka një mënyrë për të mos paguar anulimin e taksës së mosqëndrimit dhe ajo është shumë e thjeshtë: spostoni prenotimin tuaj prej një dite apo prej disa ditësh kur të dëshironi. Këtë gjë mund ta bëni përsëri e përsëri dhe ju nuk do të paguani asnjë qindarkë!/Shqip

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sekretet-qe-hotelet-ua-fshehin-te-gjitheve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala