Sekretet e ushtrive që dominojnë botën

Autori:Avdyl Pajaziti

Ushtritë e Koresë Jugore, të Kinës e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëjnë stërvitje shumë të vrazhda. Qëllimi i komandantëve është që specialët të jenë të përgatitur për të pritur të papriturën.

Ushtarët jugkoreanë

Ushtarët verikoreanë stërviten në majën më të lartë bjeshkës së këtij vendi, Jirisan. Koreanët stërviten në temperatura minus 15 gradë Celsius, të mbërthyer në borë pa pjesën e epërme të uniformës, në mënyrë që të mësojnë trupin të funksionojë në kushte të rënda klimaterike.

Ushtarët kinezë

Ushtarët kinezë ushtrojnë në veri të shtetit, në një rajon me shira e erëra që quhet Rrafshnalta e Mongolisë.

Stërvitja e tyre zgjat derisa komandanti të japë urdhrin “Mjaft”, ndërsa përbëhet nga disa segmente.

Nis me vrapim me gjithë pajimet në shpinë, pastaj kalohet në fazë më të vështirë, pjesa më e vrazhdë e trajnimit, që përfshin luftën gjoks për gjoks dhe simulimin e tërheqjes derisa ndodhen nën zjarrin e të shtënave.

Marincat amerikanë pinë gjakun e kobrës

Marincat amerikanë kanë disa ushtrime vjetore ushtarake, tradicionale, që përfshijnë mbijetesën në xhungël, ku janë të detyruar të gjuajnë kafshë dhe të pinë ujë të shiut.

Ushtria e SHBA marincat e saj ua nënshtron stërvitjeve të vrazhda të mbijetesës, të cilat mbahen gjithandej nëpër botë.

Një nga poligonet e pëlqyera të ushtrisë amerikane është xhungla në Tajlandë, ku ata stërviten bashkë me forcat e atjeshme të sigurisë.

Si pasojë e kushteve ekstreme klimaterike, në mungesë të ujit e të ushqimit, marincat janë të detyruar të gjejnë vetë zgjidhje, prandaj në “menynë” e tyre ndodhet edhe kobra

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sekretet-e-ushtrive-qe-dominojne-boten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala