Sekretari francez i shtetit për Çështje Evropiane “cicëron” me Thaçin

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi është takuar sot në Paris edhe me sekretarin francez të shtetit për Çështje Evropiane, Harlem Désir. Për këtë nuk ka njoftuar Thaçi, i cili këto ditë po qëndron në Paris duke lobuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, por vetë sekretari i shtetit francez për çështje evropiane, raporton Indeksonline.

Në llogarinë e tij në Twitter, sekretari Désir ka postuar një fotografi me një tekst për temat kryesore për të cilat ka biseduar me Thaçin.

Sipas tij, temë kryesore e diskutimit mes tij dhe Thaçit ishte përpjekja e Kosovës për anëtarësim në Organizatës e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), në prag të 9 nëntorit kur pritet që Asambleja e Përgjithshme e kësaj agjencie të specializuar të KB-se të votojë për kërkesën e Kosovës për aderim në UNESCO. Ndërsa, temat e tjera ishin marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe dialogu me Serbinë në Bruksel. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sekretari-francez-i-shtetit-per-ceshtje-evropiane-ciceron-me-thacin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala