Sekretari amerikan John Kerry arrin në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry sapo ka arritur në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Në aeroport për ta pritur sekretarin e shtetit Kerry, kanë dalur, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Ai gjatë qëndrimit të shkurtër në  Kosovë  do të takohet  në aeroportin e Prishtinës me kryeministrin, Isa Mustafa, dhe dy zëvendësit e tij, Hashim Thaçin e Branimir Stojanoviqin.

Politikani amerikan do të takohet edhe me disa studentë shqiptarë që kanë studiuar në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Pas takimeve, Kerry do të prononcohet për media.

john vsd kerr

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sekretari-amerikan-john-kerry-arrin-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala