Sejdiu: U zgjuam në shtet policor

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu thotë se sot Policia e Kosovës, po patrullon rreth zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sejdiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se policia e armatosur deri në dhëmbë po patrullon rreth zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky është postimi i Dardan Sejdiut:

“Sot zgjohemi ne shtet policor, pas përndjekjes me police te njësive speciale, bastisjes se zyrave, rrahjes se aktivisteve me kundak amresh mbrëmë, sot policia e armatosur deri ne dhemb po patrullojnë rreth zyrave te Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kjo nuk përshkruhet ndryshe, ky është shteti policor.

Ne nuk do te ndalemi, e as nuk do te zbrapsemi deri ne bërjen e Republikës, deri ne ndaljen e Zajdnices.

Me VETËVENDOSJE, deri në VETËVENDOSJE!“, ka shkruar Sejdiu.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sejdiu-u-zgjuam-ne-shtet-policor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala