Sejdiu përplaset me komentuesit në facebook

Në reagimin përmes Facebook’ut që ka bërë nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu ku kritikon shpenzimet për autostradën e re “Arbën Xhaferi”, komentuesit e kanë “gozhduar” Sejdiun duke ia kujtuar dështimet dhe punët e pakryera në Komunën e Prishtinës
Komentuesit në statusin e Sejdiut, i kanë sugjeruar atij që të merret me punët e Prishtinës, ndërsa kanë dhënë kritika të shumta për, siç kanë shkruar ata, keqqeverisjen që po e bën Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.
Ndërkohë, edhe Sejdiu është përplasur me komentuesit.