Sejdiu: Nisi përurimi i serialit të Kosovës që buxhetit i kushton 2 miliardë dollarë

Autori:Gazeta Fjala

 

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka reaguar me rastin e përurimit të hapjes së nyjës lidhëse të Rrugës 6 “Arbën Xhaferri” me Rrugën 7 “Ibrahim Rugova”.

Sejdiu, këtë fenomen po e quan si serial latino-amerikan.

“Filluan përurimet e autostradës, e tash deri në përurimin përfundimtar, serialet latino-amerikane do të kompleksohen me numrin e episodeve të serialit përurues. Nejse buxheti në këtë serialin tonë po i afrohet $ 2 miliard, rrjedhimisht edhe numri i episodeve duhet të jetë adekuat”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sejdiu-nisi-perurimi-i-serialit-te-kosoves-qe-buxhetit-i-kushton-2-miliarde-dollare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala