Sejdiu: Mustafa ta shkarkojë Hashim Thaçin

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa duhet ta shkarkojë ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin, dhe atë të Punëve të Brendshme, Skender Hysenin, si dhe Komisionin për Demarkacion për shkak të Marrëveshjes së dëmshme që kanë nënshkruar.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka thënë se pasi tashmë është dëshmuar se me Marrëveshjen për Demarkacionin Kosova i ka dhënë rreth 10 mijë hektarë tokë Malit të Zi, kryeministri i vendit duhet ta shkarkojë menjëherë Komisionin që ka negociuar, si dhe dy ministrat që e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje, ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin dhe atë të Punëve të Brendshme, Skender Hysenin.

Këtë deklaratë i dyti i kryeqytetit e ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, në të cilën ka folur edhe për premtimet që i ka realizuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe për vështirësitë që i ka në zbatimin e programit qeverisës.

Sejdiu në këtë intervistë ka treguar për herë të parë edhe për kompanitë ndërkombëtare që kanë aplikuar në tenderin 10-milionësh për furnizim me autobusë. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sejdiu-mustafa-ta-shkarkoje-hashim-thacin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala