Sejdiu: Le të jetë ky 28 nëntor nisja e një rrugëtimi të ri për Republikën

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka shkruar një status në llogarinë e tij ën Facebook lidhur me veprimet e pozitës vetëm gjatë këtij muaji.

Sejdiu të gjitha veprimet e pozitës kosovare i shikon si veprimet të Republikës Serbe por me ndihmën e kryeministrit Mustafa dhe zëvendëkryeministrit Thaçi.

 “Ne muajin Nentor te vitit 2015 Republika e Serbise me asistencen e pashoq te Isa Mustafes dhe Hashim Thacit ndermorri keto veprime ne Kosove:

  1. Ndaloj rindertimin e shtepise se Hazir Feratit ne pjesen veriore te Mitrovices
    Mundesoj vendosjen e bustit te Mbretit Milutin te cilin e kishte ndaluar edhe Tito per shkak se njihej si “kasapi” i Shqiptareve
    3. Denoj me 9 vite burgim djemte qe mbrojten dinjitetin e Republikes duke arrestuar paramilitaret e Vulinit
    4. U siguruan qe Ministrat e Republikes te mos kene mundesi te shkojne ne pjesen veriore te vendit”, shkruan Sejdiu.

Sejdiu, ka bërë të ditur se në kohën kur Kosova po ndihmon Serbinë për të vepruar kundër Republikës, të gjithë duhet të dalin më 28 nëntor e të bëhet siç e quan ai “rrugëtim i ri për Republikën e Kosovës”.

“Ndersa me vetedeshire, dhe gjithesesi ne pajtim me frymen shoviniste serbe, perndjeken e arrestuan aktivist opozitar, rrethuan me forca speciale cdo aktivitet politik opozitar dhe futen ne perdorim gjitha mjetet e nje lufte speciale kunder Shqiptareve qe u vendosen ne mbrojtje te Republikes.

Dita e Flamurit po afrohet, kete date dhe dite duhet ta festojme ne Sheshin Zahir Pajaziti gjithe se bashku duke i dhene nje JO perfundimtare zajednices e keshtu edhe veprimeve te ardhshme te Serbise ne Kosove.

Le te jete ky 28 Nentor, nisja e nje rrugetimi te ri per Republiken e Kosoves, nje shprese per mevetesi te plote dhe te pakusht!, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sejdiu-le-te-jete-ky-28-nentor-nisja-e-nje-rrugetimi-te-ri-per-republiken/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala