Sejdiu kthehet nga Tai Pei me recetë zhvillimore për Prishtinën

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetari i Prishtinës, njëherësh drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në këtë komunë, Dardan Sejdiu, pas vizitës në Tai Pei të Tajvanit, javën e shkuar, ka thënë se atje e kanë gjetur recetën për zhvillimin dhe përparimin e kryeqytetit të Kosovës.

“Prishtina e ka gjetur recetën në Tai Pei të Tajvanit dhe do ta shfrytëzojë vazhdimisht”, ka thënë Sejdiu, në një bisedë për “Kohën Ditore”.

Ai e arsyeton përfitimin e Prishtinës, pasi që atje, thotë se ka parë gjëra të mëdha funksionale dhe shumë praktike, “të cilat mund të kopjohen lehtë dhe të zbatohen”.

Tregon se kanë arritur t’i kapin disa gjëra që reflektojnë në përmirësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve, ndërsa ka falënderuar Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) për ndihmën e dhënë, që delegacioni nga Prishtina të qëndronte disa ditë atje.

“Tai Pei, përkatësisht Tajvani, është një prej prodhuesve më të mëdhenj të teknologjisë “LED” – efiçiencës së energjisë elektrike. Atje kemi biseduar për mundësinë se si të arrihet që projekte të ngjashme të bëhen edhe në Prishtinë, pa ndonjë kosto shtesë”, ka thënë Sejdiu, me konstatimin se kjo bëhet sipas modelit për kursimin e energjisë, duke e ndërruar ndriçimin “Sodium” në “LED”.

Si përfitim të dytë ai e sheh mënyrën se si e kanë të organizuar transportin publik në qytetin e Tai Peit, sidomos dhomën e kontrollit të transportit publik dhe ndërlidhjen që ia kanë bërë stacionit ndërurban me stacionin e trafikut urban. “Këtu kemi parë funksionim modern, pa u penguar transporti i trafikut urban të funksionojnë edhe lidhjet ndërurbane për transportin e udhëtarëve.

Dhe që të dyja janë lidhur me metro”, ka vijuar Sejdiu, duke qenë i bindur se kjo mund të bëhet edhe në Prishtinë.
Gjë tjetër që, sipas Sejdiut, mund të funksionojë edhe në Prishtinë është sistemi i integruar i pagesave të biletave në Tai Pei. “Kishin ndërtuar sistem, i cili pos që ishte praktik dhe i thjeshtë, ishte edhe i lehtë për t’u kopjuar.

Atë që e kemi parë atje do të mund ta realizojmë në Prishtinë dhe do ta lehtësojmë sistemin e transportit publik të udhëtarëve”, është shprehur i bindur Sejdiu. Ka theksuar se me ardhjen e autobusëve të rinj, do të vendoset sistemi i integruar i biletave edhe në kryeqytet.

Një synim tjetër që Sejdiu e ka shfaqur, e që është praktikë e parë në Tei Pai është bërja e Prishtinës si një qytet të mençur që, siç ka theksuar ai, me pak shpenzime të ketë shërbime të mira

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sejdiu-kthehet-nga-tai-pei-me-recete-zhvillimore-per-prishtinen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala