Sejdiu konteston antikorrupsionin

Problemet e “hisedarit” të Ndërmarrjeve Publike ne mes të pozitës dhe opozitës në Komunën e Prishtinës pritet të thellohen edhe më shumë. Agjencia Kundër Korrupsionit i ka hedhur poshtë pretendimet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje” se nëntë asamblistë të LDK-së ndodheshin në konflikt të interesit kur kishin votuar për emërimin e tyre për aksionarë të ndërmarrjeve publike të Prishtinës. Ndërkaq, vendim për asamblistin e PDK-së, Blerand Stavileci, nuk ka nxjerrë ende.
Tashmë fjalën përfundimtare pritet ta japë Gjykata Themelore, ngase problemi është paraqitur edhe aty. Pak ditë pas publikimit të vendimit të Agjencisë, ekzekutivi komunal ka vendosur të flasë.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, vendimin e AKK-së e ka quajtur politikë, duke konsideruar që ai vendim ka ardhur prej një institucioni që është pjesë integrale e kapjes së shtetit.