Sejdi Hoxha nuk përfill ministrin Stavileci

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka vendosur që me kryeneçësi të vazhdojë rekrutim të stafit të ri në Postën e Kosovës.

Hoxha përveç që nuk ka përfillur Njësinë për Monitorim, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Komisionin e Auditimit, anëtarët e Bordit të Drejtorëve, që të anulojë dy konkurseve për të punësuar staf prej 18 personave, ai gjatë kësaj jave nuk ka përfillur as një vendim të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Duke parë që Hoxha ka bërë të gjitha këto shkelje, dhe po tenton të krijojë mbi punësime në Postë, më 24 gusht 2015, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i ka drejtuar një letër Bordeve të Ndërmarrjeve Publike, shkruan Zëri.

Në atë shkresë në fund të së cilës figuron nënshkrimi i ministrit Stavileci, kërkohet që të ndërpriten automatikisht procedurat e përzgjedhjes së zyrtarëve të lartë në ndërmarrjet publike.

Po ashtu, ministri ka kërkuar që të ndalohet rekrutimi i stafit të zyrtarëve në këto ndërmarrje që ndërlidhen me kompetencat e Bordit të Drejtorëve, si dhe të ndërpriten aktivitetet të cilat mund të cenojnë stabilitetin financiar të këtyre ndërmarrjeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sejdi-hoxha-nuk-perfill-ministrin-stavileci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala