Seancë për masën e sigurisë ndaj Haxhi Shalës

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot pritet të zhvillohet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj deputetit të Nismës, Haxhi Shala.

Kërkesën për këtë seancë Prokuroria e ka dorëzuar në Gjykatë.

Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com gjyqtarja e procedurës paraprake Alltëne Murseli.

Deputeti Haxhi Shala aktivizoi gazin lotsjellës në seancën e 30 nëntorit me qëllim të pengimit të mbajtjes së saj.

Ai pas këtij veprimi u shoqërua në polici, ndërsa avokati i tij Naser Sopjani tha për KALLXO.com se i mbrojturi i tij është vetëdorëzuar.

Shalës po atë ditë iu caktua ndalimi policor prej 48 orësh.

Po për lotsjellës në Kuvend janë arrestuar edhe katër deputetë tjerë opozitarë, ndërsa disa të tjerë janë në kërkim.

– See more at: http://lajmi.net/seance-per-masen-e-sigurise-ndaj-haxhi-shales/#sthash.kEjH9AfA.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/seance-per-masen-e-sigurise-ndaj-haxhi-shales/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala