Seanca vazhdon në bufenë e kuvendit

Autori:Gazeta Fjala

Deputetët e pozitare kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës dhe janë nisur për në një sallë të improvizuar në mënyrë që të vazhdojnë me mbajtjen e seancës.

Salla e improvizuar ku pritet të mbahet seanca në fakt raportohet se është bufeja e kuvendit që ndodhet në katin e katërt të ndërtesës.

Siç njofton KTV, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka shprehur insistimin e tij që seanca të mbahet gjithsesi sot.

Gazetarët nuk janë lejuar që të futen në sallën ku do të mbahet kjo seancë.

Faton Topalli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se koalicioni qeverisës ka vendosur që të mbahë mbledhje ilegale, duke iu referuar mbledhjes në byfenë e kuvendit. /Gazeta Fjala/

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/seanca-vazhdon-ne-bufene-e-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala