Seanca rikthehet në ora 15.00

Autori:Avdyl Pajaziti

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për të vazhduar në orën 15.00.

Deri më tani, në seancë rreth formimit të Gjykatës Speciale kanë folur disa deputetë, disa duke dhënë arsyet se pse duhet votuar, e disa të tjerë pse nuk duhet votuar.

Gjithashtu, para objektit të Kuvendit të Kosovës, kanë protestuar edhe veteranë të UÇK-së, duke e kundërshtuar votimin e ndryshimit të amendamenteve të cilat do të hapnin rrugë për themelimin e Gjykatës Speciale, protestë tanimë e përfunduar. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/seanca-rikthehet-ne-ora-15-00/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala