Seanca për MSA-në mbahet të hënën, edhe opozita merr pjesë

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku ka marrë pjesë edhe nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti është vendosur që seanca e ardhshme të mbahet të hënën në ora 10:00, ku do të ratifikohet Marrëveshja për Stabilizim-Asociim e nënshkruar midis BE-së e Kosovës.
“U dakorduam që të ketë seancë, dhe pikë e vetme e rendit të ditës të jetë ratifikimi i MSA-së”, ka thënë Dërguti, raporton Indeksonline.
Opozita nuk do ta pengojë seancën e së hënës, me kushtin që pikë e rendit të ditës të jetë vetëm ratifikimi i MSA-së, siç edhe janë pajtuar eksponentët e opozitës dhe pozitës mbledhjen e Kryesisë. /Indeksonline/