Seanca e radhës e Kuvendit, më 15 tetor

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeparlamentari Kadri Veseli, gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tregoi se kur do të jetë seanca tjetër plenare.

“Propozoj që seanca plenare të mbahet me 15 tetor e enjte”, tha Veseli gjatë mbledhjes së Kryesisë.

Në mbledhje u diskutua edhe për ngjarjet e sotme në Kuvend, mbi të cilat Veseli tha se në asnjë vend demokratik nuk ndodh çfarë po ndodh në Kosovë.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se ajo çfarë ka ndodhur sot nuk është demokratike.

“Demokracia nuk lejon anarki”, tha Haliti.

Nga ana tjetër, Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se është për keqardhje dhe turp ajo çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/seanca-e-radhes-e-kuvendit-me-15-tetor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala