Së shpejti zbret TVSH-ja për rrymën

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Financave, Avdulla Hoti, ka thënë se shumë shpejt TVSH-ja mbi rrymën do të zbret përgjysmë.

“Në kuvend dhe komision shpejt do të vjen ligji për TVSH që zbret ngarkesën në çmimin e energjisë elektrike nga 16 ne 8 %”, ka thënë Hoti në senancën e sotme parlametare, ku po debatohet  lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të  Energjisë Elektrike.

“Unë kam marr pjesë në punimet e komisionit. Gjithashtu jemi duke përpiluar edhe skemat sociale për njerëzit në nevojë dhe vazhdimin e përkrahjes për këto familje.Ne do të kujdesimi në mbikëqyrjen dhe rishikimin e vendosjes së tarifave të energjisë elektrike”, tha Hoti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/se-shpejti-zbret-tvsh-ja-per-rrymen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala