Së shpejti vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel

Autori:Avdyl Pajaziti

Ekipet profesionale midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel do të takohen së shpejti që ta përfundojnë memorandumin për marrëveshjen për sigurimin e automjeteve.

Ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se dialogu do të vazhdojë më 5 gusht transmeton agjencia serbe e lajmeve FoNet.

Ndryshe, ditë më parë ministrja e Dialogut, Edita Tahiri ka bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje apo pezullim të procesit të dialogut në Bruksel.

Ajo ka treguar se ky proces do të vazhdojë dhe më 5 gusht do të mbahet takimi i radhës, në të cilin do të saktësohen të gjitha aspektet teknike, pastaj do të fillojë zbatimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të policave të sigurimeve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/se-shpejti-vazhdimi-i-dialogut-beograd-prishtine-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala