Se qytetarët e kanë humbur besimin në sistemin e drejtësisë e pranon edhe Kuçi

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi e ka pranuar se qytetarët e Kosovës, e kanë humbur besimin në sistemin e drejtësisë.

Ai në takimin e Bordit të Përbashkët për Sundim të Ligjit ku ka prezantuar raportin për sundimin ligjit, tha se do të punohet që të rritet vullneti dhe besimi i qytetarëve të Kosovës për drejtësinë.

Gjithashtu, edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, tha se qytetarëve do t’iu kthehet besimi. Ndërsa, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci tha se do t’i ngritin kapacitetet e institucioneve që të bëhet pavarësimi i tyre në drejtësi dhe që akterët t’i zgjedhin problemet me të cilat përballen qytetarët.

Në takim kanë marrë pjesë edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, dhe shefi i EULEX-it Gabriele Meuci.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/se-qytetaret-e-kane-humbur-besimin-ne-sistemin-e-drejtesise-e-pranon-edhe-kuci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala