Se di sa bëjnë 15 plus 6, mbeti pa grua

Autori:Avdyl Pajaziti

Raportet nga India thonë se një nuse është larguar nga ceremonia e martesës pasi dhëndri nuk ka arritur të zgjidhë një problem të thjeshtë matematikor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rasolabad të shtetit Utar Pradesh.

Nusja me emrin Lovely ka pyetur dhëndrin se sa bëjnë 15 plus 6.

Kur dhëndri Ram Baran është përgjigjur 17, në vend se 21, nusja ka anuluar martesën.

Babai i saj, Mohar Singh, ka thënë se “familja e dhëndrit nuk ka treguar për arsimin e tij të dobët”.

Mësohet se familjet kanë kthyer të gjitha dhuratat që kanë shkëmbyer para martesës.

Shumë martesa në Indi aranzhohen nga familjet dhe çiftet rrallë takojnë njëri-tjetrin para dasmës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/se-di-sa-bejne-15-plus-6-mbeti-pa-grua/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala