Së bashku në protestë

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy subjektet opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nisma për Kosovën” do t’i bashkërendojnë aktivitet e tyre me Lëvizjen “Vetëvendosje” për ta kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Zyrtarët e AAK-së dhe të “Nismës” kanë thënë se e mbështesin paralajmërimin e “Vetëvendosjes” për protesta kundër krijimit të këtij Asociacioni.

Të premten nënkryetari i parë i “Vetëvendosjes”, Driton Çaushi, ka thënë se nëse arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit, atëherë ajo do të jetë marrëveshja më e dëmshme që nga pavarësimi i vendit.

Çaushi ka thënë se megjithëse Qeveria po premton se nuk do të ketë lëshime ndaj Asociacionit, duke u bazuar në lëshimet e mëhershme të Qeverisë, e njëjta gjë pritet edhe tani, prandaj ai ka thënë se protestat do të jenë vetëm njëra nga format që do të përdoret për ta kundërshtuar atë. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/se-bashku-ne-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala