Së bashku me Isa Boletinin, vjen edhe flamuri

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka thënë se me rastin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini më 10 qershor të gjitha qytetet e Kosovës do të dekorohen me flamuj kombëtar dhe ata shtetërorë.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, gjatë mbledhjes së sotme të ekzekutivit ka shpjeguar në detaje se si do të bëhet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini në Boletin të Zveçanit duke thënë se pjesa kryesore e saj do të bëhet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës.

Sipas Demollit, më 10 qershor të gjitha qytetet e Kosovës do të dekorohen me flamuj kombëtar dhe ata shtetërorë, transmeton Klan Kosova

Ministri i FSK-së ka bërë me dije se për sigurinë e ceremonisë do të përkujdeset policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/se-bashku-me-isa-boletinin-vjen-edhe-flamuri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala