S’duan interpretim nga Komisioni i Venedikut

Autori:Gazeta Fjala

Derisa dy taborët politikë në Kuvendin e Kosovës janë barrikaduar në qëndrimet e tyre, për të jetësuar dhe kundërshtuar Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, analistët dhe deputetët kosovarë mbështesin idenë që kjo marrëveshje të dërgohet për interpretim në Komisionin e Venedikut.

Ky komision ndërkombëtar me kredibilitet konsiderohet si solucioni i vetëm për të dalë nga bllokada parlamentare, ose në të kundërtën, ata propozojnë zgjedhjet e reja. Por, të intervistuar nga “Zëri”, Qeveria dhe fronti opozitar vazhdojnë ta hedhin poshtë këtë propozim, pasi që asnjërës palë nuk iu pëlqen “rezultati”.

Në Qeveri thonë se nuk ka nevojë që kjo çështje të dërgohet në këtë institucion ndërkombëtar, pasi që një vlerësim të tillë e jep Gjykata Kushtetuese, shkruan Zeri.

I pyetur se a e sheh Qeveria si opsion Komisionin e Venedikut, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, tha se kjo kundërshtohet në çdo variant. “Përgjigjet në të gjitha pyetjet janë negative”, ka thënë shkurt Gecaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sduan-interpretim-nga-komisioni-i-venedikut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala