S`duan burg brenda spitaleve

Autori:Avdyl Pajaziti

Sindikalistët e QKUK-së nga ora 10:00 deri në 11:00 do të protestojnë para Klinikës së Gjinekologjisë, për të kundërshtuar krijimin e burgut brenda kësaj klinike.

Kryetari i Sindikatës së QKUK-së,  Xhemajl Selmani ka thënë për Klan Kosovën se ata nuk pajtohen për krijimin e burgut brenda klinikave ekzistuese.

Sipas tij memorandumi i arritur para disa vitesh në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Drejtësisë dhe ish-menaxhmentit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mund të implementohet duke ndërtuar burg në hapësirat e QKUK-së por jo brenda klinikave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sduan-burg-brenda-spitaleve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala