Schwendiman shprehet i inkurajuar nga themelimi i Gjykatës

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokurori udhëheqës i Task Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Evropian, David Schwendiman, është shprehur i “inkurajuar” me miratimin e legjislacionit për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë.

“Kuvendi i Kosovës i miratoi amendamentet kushtetuese dhe Ligjin që e shtron rrugën për themelimin e Dhomave Speciale dhe Zyrës së Prokurorit Special”, thuhet në deklaratën për media të Schwendiman.

Më tej ai thekson se është “i inkurajuar nga finalja e votimit, pasi ai e sjellë Kosovën një hap më afër shqyrtimit, njëherë e përgjithmonë, të akuzave shumë serioze, që i përmban raporti i Këshillit të Evropës i janarit të vitit 2011”, raporton Rel.

Prokurori Schwendiman “ka theksuar se procesi i krijimit të Dhomave Speciale dhe i Zyrës së Prokurorit Special ende nuk është i kompletuar, prandaj duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm”, dhe në këtë kuadër, ai i “inkurajon të gjithë aktorët e përfshirë t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre në mënyrë që ky mekanizëm gjyqësor mund të funksionoj sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/schwendiman-shprehet-i-inkurajuar-nga-themelimi-i-gjykates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala