SBASHK-u tërheq vërejtjen, nuk ka lojëra me kontratën individuale të punës

Autori:Avdyl Pajaziti

Duke vizituar komunat e Kosovës e duke bashkëbiseduar me mësimdhënësit, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorët kanë kuptuar se drejtoritë komunale të arsimit janë vonuar me dhënien e kontratave individuale të punës, duke lejuar që të kalojë shtatori e duke bërë kështu që të punësuarit në arsimin parauniversitar të punojë pa kontrata pune.

Kjo vonesë nuk ka arsyetim sepse Kontrata individuale të punës me tekstin unik për tërë territorin e Kosovës është punuar para përfundimit të vitit të kaluar shkollor dhe është promovuar para medieve nga vetë ministri Bajrami.

Siç thuhet në komunikatën e SBASHK-ut, nga bashkëbisedat me mësimdhënës kuptohet se disa DKA , përveç vonesës në nënshkrimin e kontratave individuale të punës po kanë tendenca që të mos e respektojnë Udhëzimin Administrativ Nr. 10 të MASHT për Kontratën e Punës për Mësimdhënës të Arsimit Parauniversitar. Ky Udhëzim i datës 1 shator 2015 tregon qartë se kujt i takon kontrata individuale e punës në afat të pacaktuar. MASHT-i për të hequr çdo dilemë të bashkëngjitur me Udhëzimin Administrativ nr. 10, u ka dërguar DKA-ve e përmbajtjen e plotë të Kontratës individuale të punës.

SBASHK-u kujton drejtorët e drejtorive komunale të arsimit se edhe ata bashkë me përfaqësues të MASHT-it e të SBASHK-ut bashkërisht kanë hartuar tekstin unik të kontratave individuale të punës dhe janë pajtuar me tekstin final të saj dhe prandaj tani nuk e kanë edhe as një arsye të bëjnë lojëra me të.

SBASHK-u kujton po ashtu DKA-të se është duke mbledhur gjithë ankesat e mësimdhënësve që u është bërë e padrejtë, qoftë me rastin e ndarjes së orëve, qoftë edhe me kontratat individuale të punës dhe se ato do t’i prezantojë në MASHT duke kërkuar angazhimin serioz e të menjëhershëm të Departamentit të Inspektorëve qendror dhe të atyre në për regjione.

Inkurajojmë anëtarët e vetë që të mos heshtin po t’i paraqesin të mbështetura me argumente e fakte gjithë shkeljet që u bëhen nga DKA-të sepse do ta kenë përkrahjen e plotë të SBASHK-ut dhe besojmë edhe veprimin konkret të MASHT-it. Këtë e themi ngase në shumë raste të tilla jemi angazhuar dhe bashkërisht me

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sbashk-u-terheq-verejtjen-nuk-ka-lojera-me-kontraten-individuale-te-punes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala